Ilustrim.

Ferizaj, arrestohet 36-vjeçari, kanosi gruan dhe sulmoi motrën

S.D., 36-vjeç, nga Ferizaji, është arrestuar nga Policia sot në mëngjes nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe motrës së tij.

Në njoftimin e Policisë është thënë se rreth orës 08:25 është pranuar një informacion se në rrugën “Beteja e Kaçanikut” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Menjëherë pas kësaj, Policia ka thënë se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin me inicialet S.D., 36-vjeç, i cili fillimisht kishte kanosur bashkëshorten e tij, 36-vjeçare, e më pas kishte sulmuar motrën e tij me inicialet Xh.D., 33-vjeçare.

Në njoftimin e Policisë është treguar se i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje dhe sulmi.