Fatmir Xhelili i PDK-së: Nuk do të kandidojë më për deputet

Ish- deputeti i Partisë Demokraitke të Kosovës, Fatmir Xhelili ka njoftuar se nuk do të kandidojë më për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe është tërhequr nga angazhimet e tij në këtë insitutcion.

Xhelili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tani është koha për t i dhënë hapësirë gjeneratave të reja politike.

“ Unë kam vendosur përfundimisht të tërhiqem prej angazhimeve të mia në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tani është koha, besoj, për t’i dhënë hapësirë shtesë një gjenerate të re politike, të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës me ndjenjën më të thellë të atdhedashurisë”, ka thënë ai.

Tutje, Xhelili ka shtuar se do të vazhdojë mbështetjen e tij  politike ndaj PDK-së dhe ka falenderuar të gjithë votuesit e tij.