Fatmir Limaj: NISMA dhe partnerët janë në parlament

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Nisma Socialdemokrate dhe partnerët e koalicionit janë bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ai nuk ka kursyer kritikat ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor por ka lavdëruar PZAP-në.

“Sot, Kosova, nga vendimi i PZAP-së për të anuluar ato kuti kontrabandë të ardhura nga Serbia, është më e sigurt më ligjore, është një Kosovë e cila ka institucione që mbrojnë ligjin. Besoj që të gjithë ne jemi të sigurt sot dhe na jep më tepër motiv për faktin se vendimi i PZAP ka treguar edhe njëherë se në Kosovë ka institucione që e respektojnë ligjin”, tha Limaj para gazetarëve të hënën pasdite.

“Shteti ligjor i Kosovës mbrohet çdo ditë me vepra, sot çdo anëtar i PZAP-së duhet të ndihet krenar sepse kanë mbrojtur shtetin ligjor edhe ne jemi krenar për punën e tyre.  Anëtarët e PZAP-it sot treguan se ata nuk ndikohen, PZAP sot i ka bë një shërbim të madh procesit demokratik në Kosovë e ka kthyer në një masë integritetin e zgjedhjeve të Kosovës. Prandaj, mirënjohjeje dhe respekt për të gjithë ata burra e gra të cilat nuk kanë ra në ndikim por kanë respektuar ligjin”, deklaroi tutje ai.

Ai ka thënë se aktualisht, partia e tij, NISMA dhe dy partnerët, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, kanë mbi 5 për qind të votave dhe në Kuvend do t’i kenë 6 ulëse.

“Siç e kemi thënë, KQZ ka shpall një rezultat të parregullt dhe ai nuk është rezultati përfundimtar. Vendimi që mori sot PZAP kallxon që KQZ nuk ka shpall bash kurrgjë. Siç e dini tani, me rezultate të rregullta, me respektim të ligjit, NISMA dhe partnerët janë parti parlamentare.  Aktualisht, Nisma i ka 5.012% së bashku me partneret e koalicionit. Ne jemi m 6 mandate në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi ai.

Detajet e vendimit të sotëm të PZAP-së ndaj votave të ardhura nga Serbia mund t’i lexoni më poshtë.

DOKUMENT – Arsyetimi i PZAP rreth ankesës së NISMA-s

www.kallxo.com