DOKUMENT - Arsyetimi i PZAP rreth ankesës së NISMA-s

Sot, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) mori vendim që të pranohet si e bazuar ankesa e koalicioni NISMA-AKR-PD ndaj 3,782 pakove me fletëvotime të ardhura nga Serbia.

Vendimi i PZAP-së urdhëron Komisionin Qendror Zgjedhor që t’i largojë votat nga rezultati përfundimtar i publikuar nga KQZ më 7 nëntor.

Më 4 tetor të këtij viti përmes postës numër 6 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ishin pranuar 3,782 pako me fletëvotime të ardhura nga Serbia. Të njëjtat ishin dorëzuar në në  KQZ dhe pastaj janë dorëzuar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për numërim.

Në vendimin e PZAP-së i publikuar në ueb faqe janë dhënë edhe arsyet pse KQZ duhet t’i heqë nga rezultati përfundimtar mbi 3 pako vota të ardhura nga shteti serb.

“Paneli ka marrë parasysh edhe rrethanën nëse cenohet ndonjë e drejtë kushtetuese votuesve të 3782 pakove me fletëvotimeve të ardhura nga Sebia të dorëzuara në postën nr. 6 në Prishtinë, të anuluara si në dispozitiv të këtij vendimi, por vlerëson se këta qytetar kanë pasur të mundësinë që të votojnë sikur edhe cdo qytetar- votues jashtë vendit”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP-së.

“Duke e marrë parasysh të gjitha rrethanat e të tij rasti, mënyra si janë grumbulluar pakot me fletëvotime, mënyra e dorëzimit të tyre direkt në fahun postal të KQZ-së nga persona të pa autorizuar, më shumë i ngjason votimit kolektiv, i cili cenon dhe minon rënd integritetin e procesit zgjedhor, që është në kundërshtim me dispozitat ligjore”, thuhet tutje në vendim.

Vendimin e plotë të PZAP-së mund ta lexoni KËTU.