Votimi i kandidatit të LDK-së, për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, më 14 nëntor 2021, Foto: Ekrem Hyseni - Facebook

Exit Poll i Klan Kosovës nxjerr Ekrem Hysenin fitues në Podujevë

Kandidati Ekrem Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka fituar Podujevën, sipas EXIT-POLL-it të realizuar nga Tomor Qela dhe të prezantuar në Klan Kosova.

Sipas sondazhit, Ekrem Hyseni i LDK-së ka fituar me një përqindje prej 8.54% të votave më shumë se Bulliq.

Sipas Exit Poll, Hyseni i LDK-së ka marrë 54.28%, derisa kundërkandidati i tij, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 45.72%.