Escobar: Marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen, palët duhet të jenë konstruktive

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se vizita e tij së bashku me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është për të treguar se BE-ja dhe SHBA-ja kanë unitet në këtë proces.

“Kjo vizitë është për të treguar unitet, përkushtim ndaj dialogut si për Kosovën ashtu edhe Serbinë, kemi pasur takime produktive, dhe në fund shpresojmë se rezultat të jetë një zgjidhje e mirë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, tha ai në konferencë për media.

Escobar dhe se administrata Biden respekton pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Kjo administratë mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial  të Kosovës, përtej kësaj në atë sesi dy vende arrin në një periudhë të normalizimit duhet t`i lihet dialogut”, theksoi ai.

Ashtu si Lajçak edhe Escobar ka kërkuar që marrëveshja për asociacionin të zbatohet.

“Ne nuk jemi pjesë e dialogut, ne besojmë që të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen ne nuk kemi ardhur këtu me ndonjë me ndonjë përshkrim apo propozim se çfarë duam të zbatojmë, ne po kërkojmë të dy palëve të jenë konstruktive, të na tregojnë vizionin e tyre sesi duhet të duke asociacioni dhe të vazhdojmë nga aty”, theksoi ai.

Escobar, së bashku me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar një vizitë dy ditore në Kosovë ku kanë takuar liderët shtetëror si dhe përfaqësuesit e partive politike.