Flamuri turk pranë urës së Bosforit. Foto: Wikipedia.

Erdogan: Turqia do ta zbatojë konventën që ua ndalon hyrjen në Detin e Zi anijeve luftarake

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij do ta zbatojë një konventë ndërkombëtare që i lejon Turqisë t’i mbyllë ngushticat në hyrje të Detit të Zi për anijet luftarake të “vendeve ndërluftuese”.

Konventa e Montreux e vitit 1936 i jep Turqisë të drejtën për t’i ndaluar anijet luftarake që të përdorin Ngushticën e Dardaneleve dhe atë të Bosforin gjatë kohës së luftës.

Ukraina i ka kërkuar Turqisë ta zbatojë traktatin dhe t’i ndalojë anijet luftarake ruse.

Disa anije ruse kanë lundruar tashmë nëpër ngushticat drejt Detit të Zi në javët e fundit dhe nuk ishte e qartë se sa ndikim do të kishte në konflikt vendimi i Turqisë për mbylljen e ngushticave.

Konventa parashikon gjithashtu një përjashtim për anijet e Detit të Zi që kthehen në port. Erdogan këmbënguli se vendi i tij “nuk do të heqë dorë” nga marrëdhëniet e tij as me Rusinë e as me Ukrainën.

Turqia e ka kritikuar agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, por gjithashtu është përpjekur t’i balancojë lidhjet e saj të ngushta me Ukrainën me interesat e saj për të mos iprishur marrëdhëniet e saj të brishta ekonomike me Rusinë.

Sot është dita e pestë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Agresioni  i Moskës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. 

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala