
Emërohen anëtarët e bordit të KRU 'Hidromorava' në Gjilan
09.3.2022 - 11:45
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim per emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan.
Për drejtor në këtë bord janë propozuar: Habil Zeqiri – kryesues kurse si anëtarë: Filloreta Gashi Sadiku, Fledane Tahiri Sylejmani, Arban Hoxha, Lendita Fazliu dhe Agim Zeka.
Qeveria sot i propozoi Kuvendit të Kosovës emrat për bordin e OSHP-së dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës derisa emëroi bordin e ndërmarrjes “Infrakos”.