Ibrahim Berisha, zëvendësprokuror i Prishtinës | Foto: Drejtësia në Kosovë

Ekskluzive: Prokurorit të Shtetit i Vidhet Vetura Zyrtare

Zëvendës-kryeprokurorit të Prishtinës, Ibrahim Berisha i është vjedhur vetura zyrtare në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas informatave që ka siguruar KALLXO.com, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në shtëpinë e prokurorit Berisha në fshatin Gllanasellë të Komunës së Drenasit.

“Me datë 25.04.2018  rreth orës 23:08 ankuesi Ibrahim N. Berisha, prokuror i shtetit, raporton  se persona të panjohur ja kanë vjedhur veturën zyrtare e cila ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë sime në fshatin Gllanasellë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë që ka siguruar KALLXO.com.

I kontaktuar përmes telefonit prokurori Berisha ka pranuar se vetura i është vjedhur mbrëmë në oborrin e shtëpisë.

“Po mbrëmë rreth orës 23 ka ndodhur, ende kemi qenë zgjuar dhe i kemi dëgjuar, por nuk kemi arritur me i pa se kah kanë ikur me veturë. E kam njoftuar policinë dhe kanë dalë ne vendin e ngjarjes”, ka thënë prokurori Ibrahim Berisha për KALLXO.com

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore të cilat janë duke u marrë me rastin.

Ndryshe në vitin 2016-të kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi  i ishte vjedhur telefoni në shtëpinë e tij.

http://kallxo.com/shtepia-e-aleksander-lumezit-ne-shenjester-te-hajnave/

http://kallxo.com/telefoni-lumezit-u-tentua-te-shitej/

http://kallxo.com/lumezi-nuk-eshte-kryeprokurori-pare-qe-vidhet-shtepia/

http://kallxo.com/pas-vjedhjes-shtepia-e-lumezit-pajiset-kamera/