Ekipet nga Kosova asistojnë në shpëtimin e një 17 vjeçari (VIDEO)

Në Durrës po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e tërmetit i cili rezultoi me 15 të vdekur e rreth 600 të lënduar.

Report Tv ka publikuar pamje nga momenti i shpëtimit të një 17 vjeçari.

Në pamje shihet se kanë asistuar për shpëtimin e tij edhe pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit nga Kosova.

Pas nxjerrjes 17-vjeçari është transportuar për ndihmë në spital.