COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza
Edhe sot numër i madh i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë
31.8.2020 - 15:02
Gjatë 24 orëve të fundit 9 persona kanë vdekur pas infektimit me COVID-19.
Numri i viktimave nga coronavirusi i ri në Kosovë ka arritur në 525.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi sot se gjatë kësaj periudhe janë shënuar 120 raste të reja pozitiv me COVID-19 ndërkaq, 122 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje.