Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, Hagë

Edhe një ftesë nga Specialja, kësaj radhe një kryetar komune

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara në cilësinë e dëshmitarit.

Dhënien e dëshmisë do ta bëjë më 19 dhjetor.

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.

“ Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore”, ka shtuar tutje Lladrovci.

Të enjtën, edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar se është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Kadri Veseli ftohet nga Gjykata Speciale