COVID-19 në Serbi - Foto: REL

Edhe 13 të vdekur nga COVID-19 në Serbi

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona nga sëmundja COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 418 viktima.

Shtabi i Krizës në Serbi njoftoi se janë regjistruar edhe 344 raste të reja të të infektuarve. Rezultatet dolën nga 8.659 testimet e kryera për coronavirus.

Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar tha se këto të dhëna flasin vetë se sa serioze është situata.

“Kapacitetet në spitalet e Beogradit janë në maksimumin e tyre. Të gjitha spitalet për pacientët me COVID-19 janë mbi 90 për qind të mbushura. Gjatë ditës, Instituti për Reumatologji do të fillojë të punojë me kapacitete të reja”, deklaroi Lonçar.

Deri më tani, gjithsej 18.983 raste me coronavirus janë regjistruar në Serbi./REL