Edhe 10 raste me COVID-19 në Viti

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 295 mostra të testuar, 51 prej tyre kanë dalë pozitiv me COVID-19, duke e rritur numrin në total të infektuarve në Kosovë në 561.

Prej 51 rasteve të konfirmuara sot, 10 prej tyre janë nga komuna e Vitisë, duke e rritur numrin e të infektuarve në këtë komunë në 43.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 6 raste janë në qytet në Viti dhe 4 raste të tjera janë në fshatin Skifteraj, të kësaj komune.

Në total në Kosovë numri i të infektuarve ka arritur 561, kurse i të shëruarve 102, e i të vdekurve 12.