Ilustrim

E vjedhin kombi-busin, aksidentohen duke ikur prej policisë

Tre persona janë arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se kanë vjedhur një kombi-bus dhe nuk i janë bindur urdhrave të Policisë së Kosovës për t’u ndaluar.

Ata dyshohen se gjatë ikjes nga Policia edhe kanë dëmtuar veturën e vjedhur.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet kombi bus me targa vendore të cilin dyshohet se e kanë vjedhur nga një parking pronë e viktimës mashkull kosovar, nuk i janë bindur njësitit policor për ndalje, me ç’rast gjatë ikjes kanë dëmtuar automjetin e lartcekur” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. .

Te dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas konsultimit me prokurorin kompetent.