Ilustrim

E shitën BMW X6 në Shqipëri dhe e lajmëruan të vjedhur - VIDEO

Dy vëllezër kosovar janë arrestuar nën dyshimin se kanë bërë kallzëim të rremë se vetura e tyre është vjedhur.

Ndërsa, policia ka zbuluar se të njejtën veturë e kanë shitur ata vetë në Kamëz, në Shqipëri.

“Dy vëllezërit (S. G., dhe B. G.) kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMË X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit”- thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 6800 euro dhe pjesët e automjetit BMW X6.