E mori të miturën në shtëpi, babai i djalit e lajmëroi policinë

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar dje në Novobërdë.

Sipas raportit policor, një djalë dhe një vajzë kanë shkuar në shtëpinë e prindërve të tij.

Më pas, prindërit e kanë raportuar rastin në polici, pasi që viktima dhe i dyshuari janë të mitur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Ndërsa viktima u është dorëzuar familjes së saj.