E konfirmuar: Dy vëllezër nga Gjilani të vdekur nga tërmeti në Durrës

Dy vëllezër nga Gjilani janë gjetur të vdekur nën rrënojat e një hoteli në Durrës, i shembur nga tërmeti tragjik.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Gjatë kërkimit në gërmadha pas tërmetit në Shqipëri, fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës. Lutem për shpirtin e tyre. Në këto momente, Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen me familjen e të viktimave, Shemsi e Isa Abazi dhe do t’iu qëndrojë pranë. Ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në njoftimin e tij në rrjetin social ‘Facebook’.

KALLXO.com raportoi disa minuta më parë se një kosovar nga Gjilani është gjetur pa shenja jeta në gërmadhat në një hotel të Durrësit.

Një kosovar nga Gjilani i vdekur në Durrës