Ilustrim

Dyshonte se po e xhiron, shkon te vetura dhe e sulmon fizikisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë rrahur mes vete dhe më pas dy prej tyre janë arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës.

Policia ka njoftuar se pas rrahjes njëri nga të dyshuarit ka shkuar tek vetura e një personi dhe pasi ka dyshuar që është duke inçizuar e ka sulmuar fizikisht atë dhe pasagjerin e tij.

“Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dy të tjerë gjenden në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më vendim të prokurorit dy të dyshuarit gjenden në mbajtje.