Ilustrim

Dyshohet se vodhi targat e një veture, arrestohet

Një person është arrestuar pasi dyshohet se i kishte marrë targat e veturës një burri.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas deklarimit të të dyshuarit, targat i kishte marrë në këmbim të një borxhi që i kishte viktima.

Targat e veturës i janë kthyer pronarit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.