Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet se plagosi aksidentalisht me pushkë ajrore një person, arrestohet burri nga Mitrovica

Një burrë në Mitrovicë të Jugut është arrestuar nën dyshimin se aksidentalisht ka plagosur me pushkë ajrore një person.

Sipas policisë, viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës dhe pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:20.