Dyshohet se një femër është ngacmuar seksualisht në Prizren

Një femër ka raportuar mbrëmë në Policinë e Prizrenit, se derisa ishte duke shkuar në shtëpinë e saj, është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar ende i panjohur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar.

Sipas Policisë, viktima nuk ka lendime por që vetëm ishte e shqetësuar.