Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy të mitura në autobus, arrestohet 55-vjeçari

Policia ka arrestuar një 55-vjeçar nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj dy vajza të mitura.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë, i arrestuari është 55-vjeçari me iniciale A.Sh.

Ai dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina kishte ngacmuar dy të mitura.

Rasti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në komunikatën e forcave të rendit.