Foto: Policia e Kosovës

Dyshohet se lejoi prerjen ilegale të drurëve, arrestohet roja e pyllit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, njëri prej tyre roje i pyllit në Sadllar të Kamenicës.

Sipas policisë, dyshohet se roja i pajisi të dy të arrestuarit e tjerë me dokumente për të bartur drunjtë që dyshohet se janë prerë ilegalisht në pyll.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri roje i pyllit ku ju kishte mundësuar dy të dyshuarve tjerë që të pajisen me dokumente për të bartur dru në mënyrë jo të rregullt. Dyshohet se lëndët drusore janë prerë ilegalisht në pyll” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit, sipas policisë janë dërguar në mbajtje.