Ilustrim

Dyshohet se keqtrajtoi djalin e tij të mitur, arrestohet babai në Suharekë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka keqtrajtuar të birin e tij të mitur në Suharekë.

Në raportin policor, bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka keqtrajtuar të birin e tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport.

Rasti po cilësohet “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.