E mitura ankohet në Polici, thotë se u keqtrajtua nga nëna

Një vajzë e mitur nga Prishtina është ankuar në Policinë e Kosovës duke thënë se është keqtrajtuar fizikisht nga nëna e saj.

Sipas njoftimit të Policisë, e mitura ka thënë se ngjarja ka ndodhur derisa ka qenë tek nëna e saj, e cila jeton ndaras nga familja.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 28 korrik të këtij viti, përderisa Policia është njoftuar lidhur me rastin dje.

Tutje, në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se lidhur me rastin është njoftuar njësia për mbrojtjen e viktimave.

Rasti është iniciuar si “Keqtrajtim apo Braktisje e fëmijës”.