Ilustrim: BIRN

Drenas, babai dyshohet se e goditi vajzën e tij

Një burrë në Drenas është arrestuar, pasi dyshohet se e ka goditur fizikisht vajzën e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, vajza ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari e ka goditur viktimën  me ç’rast e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 19:00.