Foto: Ilustrim

Dyshohet se gjuajti me armë në ahengun familjar, shoqërohet në Polici

Një person është shoqëruar në Polici nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një personit në fshatin Sibofc të Podujevës i është konfiskuar një armë me një karikator dhe pesë fishekë.

Burri po dyshohet se me këtë armë ka shtënë në ajër në një aheng familjar ndërsa këto të shtëna janë raportuar në Polici.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.