Ilustrim

Dyshohet se e goditi me shkop druri një person dhe u arratis

Policia nuk ka arritur që të kap ende sipas raportit ditor një të dyshuar i cili gjatë ditës së djeshme në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, kishte goditur me shkop druri një person.

Ishte viktima që kishte raportuar se kishte marrë lëndime trupore pasi u sulmua fizikisht.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari sipas policisë është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Njësitet policore sipas raportit ditor janë në kërkim të të dyshuarit ndërsa është informuar edhe prokurori kujdestar në lidhje me ngjarjen.

Rasti është iniciuar si lëndim i rëndë trupor.