Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet se deklaroi rrejshëm zhdukjen e një personi, arrestohet një grua në Gjakovë

Të martën policia ka arrestuar një grua në Gjakovë nën dyshimin se në nëntor 2023 kishte deklaruar rrejshëm lidhur me zhdukjen e një burri.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si ‘Person zhdukur-i gjetur dhe deklarim i rremë’.

“Më 16.01.2024 është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me zhdukjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.