Ilustrim

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në objektin e Gjykatës në Kaçanik

Dy zyra të Gjykatës Themelore – Dega në Kaçanik janë përfshirë nga zjarri dhe kanë pësuar dëmtime. 

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 13.03.2024 ndërsa policia po dyshon për tre persona të involvuar. 

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për KALLXO.com se nga hetimet e para dyshohet se tre persona të panjohur, i kanë vënë zjarrin objektit të gjykatës. 

“Hetuesit policorë janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejtë të këtij rasti”- tha Veseli për KALLXO.com. 

Tutje i njëjti konfirmoi se zjarri është lokalizuar rreth orës 04:40 në mëngjes. 

Në lidhje me rastin tashmë janë duke u marrë hetimet nën autorizimet e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.