Dy të lënduar në aksidentin te Konviktet e Studentëve

Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 17:30 në udhëkryqin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Xheladin Rekaliu”, prapa Konvikteve të Studentëve, në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 17:30, në afërsi të konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete.  Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”- ka thënë ai.

Kallxo.com raportoi për këtë aksident.

Aksident në Prishtinë, autoambulanca në vendin e ngjarjes

www.kallxo.com