Aksident në Prishtinë, autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në udhëkryqin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Xheladin Rekaliu”, prapa Konvikteve të Studentëve, në Prishtinë. Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, në këtë aksident janë të përfshira 2 automjete. Në foto shihet se në vendin e ngjarjes është edhe autoambulanca.