Florian Dushi, KQZ

Dushi: Ata që po luftojnë me LDK-në po krenohen me kuadrot e LDK-së

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi ka reaguar pas aderimeve të fundit të anëtarëve të kësaj partie në LVV.

Dushi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LVV po krenohet me ta, derisa lufton LDK-në.

“Mashtrimi i madh! Ndërkohë që me të gjitha mjetet, madje mbështetur edhe nga jashtë, luftojnë LDK-në e figurat e LDK-së si të “dëmshëm” për vendin, të njëjtit, çdo ditë i shohim tek krekosen e krenohen për kalimin e kuadrove të LDK-së në partinë e tyre!”, ka shkruar ai.

Ditëve të fundit shumë asamblistë të LDK-së në komuna të ndryshme i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Të shtunën kësaj partie i është bashkuar Bahri Blakçori, asamblist në Podujevë, ndërsa dje, iu bashkua Yllka Neziri asambliste në Ferizaj.

Kurti: Asamblistja më e votuar e LDK-së në Ferizaj iu bashkua Vetëvendosjes