Kurti: Asamblistja më e votuar e LDK-së në Ferizaj iu bashkua Vetëvendosjes

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se Yllkë Neziri, sipas tij, asamblistja më e votuar e LDK-së në Ferizaj, i është bashkuar partisë së tij.

“Asambleistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri, sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përshkruar edhe përvojën e punës së asambleistes Neziri, duke thënë se ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e financieres në KRM ‘Pastërtia’.