Foto: Ilustrim

Drenas, i pengon policët në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një burrë i dyshuar pasi që i njëjti i ka penguar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:55 në fshatin Poklek i Ri të Drenasit.

Tutje Policia sqaron se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.