Drejtori i Operacioneve të Policisë së Kosovës e pranon se u shkarkua

Drejtori i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, është shkarkuar nga detyra.

KALLXO.com ka kontaktuar Ahmetin, i cili e ka konfirmuar shkarkimin e tij.

“Më kanë konfirmu për shkarkimin, por vendim ende nuk e kam pranuar”, tha Ahmeti shkurt për KALLXO.com.

Ahmeti është vënë në krye të Drejtorisë së Operacioneve në PK që nga shtatori i vitit 2018.

Në atë kohë ish-drejtori Rashit Qalaj kishte ristrukturuar pozita të ndryshme në Policinë e Kosovës.

Para Ahmetit pozitën e drejtorit të Operacioneve e mbante vetë Qalaj.