Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu dhe djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli. Foto: Memli Krasniqi, Facebook

Djali i Hashim Thaçit dhe djali i Kadri Veselit shihen në mesin e Rinisë së PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka publikuar një fotografi të djemve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët shihen së bashku me pjesëtarë të Forumit Rinor të PDK-së.

Krasniqi është shprehur krenar me ta.

“Endriti dhe Klestori në mesin e Rinisë së PDK-së, në përfundim të një muaji përplot aktivitete. Krenar sa s’ka” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri, Kadri Veseli gjenden në paraburgim në Hagë, ku po përballen me akuzat e Prokurorisë së Specializuar për krime lufte.n