Dita e nëntë e luftës në Ukrainë

Sot është dita e nëntë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, lufta e parë tokësore në Evropë në dekada. 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës

Nëse sapo na jeni bashkangjitur, këto janë zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë:

Luftimet kanë vazhduar të intensifikohen në qytetet kryesore, ndërsa më shumë se një milionë njerëz kanë ikur në vendet fqinje në eksodin më të shpejtë të refugjatëve këtë shekull. 

Bashkimi Evropian do t’u japë mbrojtje të përkohshme të gjithë refugjatëve që ikin nga konflikti në Ukrainë, sipas Komisioneres për Çështjet e Brendshme të bllokut, Ylva Johansson.

Gjermania duhet t’i ngrijë menjëherë asetet e oligarkëve rusë si pjesë e sanksioneve ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, kërkoi të enjten ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.

Rusia po rrethon qytetin kyç ukrainas të Mariupolit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është lutur për më shumë ndihmë ndërkombëtare.

Të dyja palët thonë se korridoret humanitare për civilët u ranë dakord gjatë raundit të dytë të bisedimeve, por një negociator ukrainas tha se bisedimet e sotme nuk dhanë rezultatet e nevojshme.

Rusia i ka shtuar sulmet e saj në qytetet kryesore të Ukrainës, ndërsa Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka kërkuar më shumë ndihmë ndërkombëtare dhe i bëri thirrje NATO-s të krijojë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.

Njëkohësisht,Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin, duke argumentuar se “kjo është mënyra e vetme për të ndaluar këtë luftë”.

“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë doni nga ne. Lëreni tokën tonë,” tha ai.

Ndërkohë, negociatorët ukrainasë dhe rusë janë dakorduar të krijojnë korridore humanitare në një raund të dytë bisedimesh të mbajtur të enjten në kufirin me Bjellorusinë.

Kjo vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se beson se “më e keqja nuk ka ardhur ende” nga fushata e përgjakshme e Rusisë në Ukrainë pas një telefonate të gjatë me Vladimir Putin të enjten, sipas Elysée.

Udhëheqësi rus e bëri të qartë “vendosmërinë e tij të madhe” për ta vazhduar sulmin ushtarak me objektivin për ta “marrë kontrollin” e të gjithë vendit, tha zyra e presidentit francez.

Centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia është në zjarr, më i madhi i këtij lloji në Ukrainë, të premten herët pas granatimeve në zonë nga forcat ruse, thanë autoritetet ukrainase. Nivelet e rrezatimit në fabrikë duken normale.

Deri më tani, Zjarrfikësit nuk janë në gjendje ta arrijnë zjarrin sipas Dmytro Orlov, kryebashkiaku i qytetit të afërt të Enerhodar.

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë përfundojnë pa ndonjë progres. Një negociator ukrainas tha të enjten se raundi i dytë i bisedimeve me Rusinë nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës.

“Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare,” tha zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Tëitter pas përfundimit të bisedimeve.

Megjithatë, gjatë bisedimeve u ra dakord për korridoret humanitare për civilët.

Qytetet kryesore të Ukrainës janë nën sulm. Rusia po rrethon qytetin kyç ukrainas të Mariupolit. Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit Sergei Orlov tha për CNN se qyteti juglindor ishte “i rrethuar” nga forcat ruse dhe kishte nevojë të dëshpëruar për ndihmë ushtarake dhe humanitare.

“Ushtria jonë ukrainase dhe Garda Kombëtare janë shumë të guximshme, ata qëndrojnë dhe luftojnë për Ukrainën, për Mariupolin. Por situata është mjaft kritike,” tha Orlov të enjten.

Në verilindje të Ukrainës, 34 civilë u vranë nga sulmet ruse në rajonin e Kharkiv brenda një periudhe 24 orësh, njoftuan shërbimet e emergjencës të enjten në mëngjes.

Trupat ruse po përparojnë drejt Odesës, qyteti me rëndësi strategjike në bregun jugor të vendit.

Kriza humanitare është në rritje në rritje pasi që pushtimi rus e ka nxitur nevojën për ndihmë humanitare. Ushqimet dhe furnizimet brenda vendit po bëhen gjithnjë e më të pakta. Organizatat janë në terren në Ukrainë dhe vendet fqinje për të ndihmuar me strehim, ushqim, ujë dhe ndihmë shtesë.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 10 milionë njerëz mund të përfundojnë duke ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, duke përfshirë katër milionë që mund ta kalojnë kufirin në vendet fqinje, sipas një deklarate.

Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi të enjten sanksione shtesë kundër oligarkëve rusë.

Lista e re e individëve të përshkruar si “miqtë e Putinit dhe anëtarët e familjes së tyre” do të shkëputen nga sistemi financiar i SHBA-së, asetet e tyre në SHBA do të ngrihen dhe pronat e tyre do të bllokohen nga përdorimi, sipas një dokumenti të lëshuar nga Shtëpia e bardhë.

Do të ketë sanksione të plota bllokuese ndaj tetë elitave ruse, plus anëtarëve të familjes dhe bashkëpunëtorëve të tyre./CNN, Sky News