Dita Botërore e Turizmit- Komuna e Prizrenit vendos tenda për shitjen e produkteve artizanale

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit për nder të Ditës Botërore të Turizmit, do të organizojë vendosjen  e tendave të shitjes së produkteve artizanale të punuara nga zejtarët dhe OJQ- të e ndryshme në regjionin e Prizrenit.

Organizimi do të zgjasë për katër javë dhe do të jetë vetëm ditëve të vikendit.

Java e parë: 05.09.2020 dhe 06.09.2020, Java e dytë: 12.09.2020 dhe 13.09.2020, Java e tretë: 19.09.2020 dhe 20.09.2020, Java e katërt: 26.09.2020 dhe 27.09.2020

Tendat e shitjes gjatë këtyre ditëve do të jenë të ekspozuara në “Sheshin e Dëshmorëve” dhe do të jenë të hapura për qytetarët nga ora 17:00 gjer në orën 21:00.