Diplomojnë oficerët e FSK-së në Gjermani

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se është rritur kuadri i oficerëve profesionist pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani.

Ai ka njoftuar se Agon Berisha dhe Uran Jahiri kanë diplomuar me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake në Gjermani.

Ministri Mehaj ka njoftuar se edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në gradën Kapiten.

“Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë!” – ka shkruar ai.