Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjet bodrumi i një shtëpie në Greme të Ferizajt

Bodrumi i një shtëpie në fshatin Greme në Ferizaj është përfshirë nga zjarri dje rreth orës 05:38.

Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast nuk ka persona të lënduar.

Sipas ankuesit, zjarri ka ndodhur në rrethana të panjohura ndërsa në bodrum kanë qenë disa pajisje elektrike.

“Njësitet policore dhe zjarrfikësit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Sipas ankuesit, kanë qenë disa pajisje elektrike të cilat janë dëmtuar-djegur tërësisht”- thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se njësitet policore janë duke hetuar rastin.