Ilustrim

Dhunohet një grua në Prishtinë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person nën dyshimin se ai ka dhunuar një grua në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari veprën penale dyshohet se e ka kryer në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër.

Në raportin 24-orësh është thënë se ky i fundit gjendet në arrati.

Tutje është thënë se ngjarja ka ndodhur më 3 maj të këtij viti dhe se me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia ka thënë se i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje.