Ilustrim - Policia në aksion

Detaje se si u gjetën 29 thasë me duhan të kontrabanduar brenda fermës së kafshëve

Dje rreth orës 08:30, Policia e Kosovës në fshatin Stançiq të Gjilanit, gjatë patrullimit në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut ka hasur në një fermë të kafshëve, e cila ishte e pashfrytëzuar për kafshë.

Policia ka bërë të ditur se pas dyshimit k bërë kontrollimin e saj, dhe gjatë kontrollit kanë gjetur 29 thasë me duhan të papërpunuar.

Pasi që dyshohet se duhani është i kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut, si dhe pronari është duke jetuar në Maqedoninë e Veriut, me urdhër të prokurorit kujdestar malli është konfiskuar dhe është dërguar në Doganën e Kosovës.