Foto: Ilustrim

Leposaviq, nën kërcënimin e armës qytetarit i vidhen 27 pako me cigare

Një grabitje është raportuar të ketë ndodhur më 20 korrik rreth orës 21:30 në Leposaviq.

Sipas raportit policor, një burrë ka raportuar se në lokacionin e lartcekur nga një person i panjohur nën kërcenim të armës i janë grabitur 27 paketa me cigare të llojeve të ndryshme.

Rasti, sipas organeve të rendit, është nën hetime.