Zbulohet një punëtori për prodhimin e duhanit në Viti

Dogana e Kosovës ka arritur që të zbulojë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit në qytetin e Vitisë.

Dogana dhe Policia, sot me urdhër të prokurorit kanë ndaluar dy automjete dhe me pastaj janë bastisur pronat e të dyshuarve.

Gjatë bastisjes janë gjetur prodhime, që sipas Policisë janë produkte të falsifikuara.

“Gjatë bastisje njësit e doganës kanë hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit, vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë produkte të falsifikuar” – ka njoftuar Policia e Kosovës

Sipas Policisë, katër persona përgjegjës janë ndaluar dhe për momentin janë duke u intervistuar me urdhër të prokurorit.