Foto: Policia e Kosovës

480 kilogramë duhan i përpunuar sekuestrohet në Dobërçan të Gjilanit

Policia e Kosovës njofton se ka sekuestruar 480 kilogramë duhan të përpunuar, me ç’rast ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Sekuestrimi është bërë në hyrje të fshatit Dobërçan të Gjilanit gjatë kontrollit në një automjet me targa vendore, i cili ishte ndaluar nga Policia sot rreth orës 11:25.

Sipas njoftimit, paketimet me duhan kanë qenë të klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit si në vijim:

“Marlboro” e kuqe (karton i cigareve) 6 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg, gjithsej 90 kg,

”Marlboro” e bardhë (karton i cigareve) 8 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 120 kg,

”Luckies Strike” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 135 kg,

”Winston” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketim x 0.5 kg gjithsej 135 kg.

Pra në total, janë sekuestruar 32 thasë najloni me nga 30 paketime, gjithsej 960 paketime me nga 0.5 kilogram.

Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit – kontrabandim me mallra, ndërsa malli është dërguar në Doganë për procedura të mëtutjeshme.