Detaje nga takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Mëngjesin e sotëm në zyrë të kryeministrit Albin Kurti i shkuan përfaqësuesit diplomatik të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Ata janë pritur në takim nga vet kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi me të cilët sipas komunikatës së qeverisë është diskutuar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në kuptim të zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe masave të deeskalimit të situatës në katër komunat në veri të Kosovës.

“Kryeministri Kurti theksoi që është i gatshëm për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë në Bruksel ku do të diskutohej një sekuencim i drejtë, i balancuar dhe gjithëpërfshirës i zbatimit të Marrëveshjes Bazike”- thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, Kurti i ka informuar ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e pranishëm për bisedën që ka pasur dje me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe me propozimin pesë pikësh për depërshkallëzim të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit të cilën e bëri publik në konferencë menjëherë pas takimit.

Si hap të parë, Kurti ka propozuar që sundimi i ligjit në komunat veriore të sigurohet që të krijohet menjëherë.

“Pika e dytë është që grupet e dhunshme tërhiqen nga territori i Kosovës. Pika e tretë Policia e Kosovës apo KFOR do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë. Pika e katërt Qeveria do të koordinohet me të gjithë aktorët për shpallje të zgjedhjeve, dhe pika e pestë që  Kosova dhe Serbia kthehen në dialogun e ndërmjetësues nga Bruksel. Udhëheqësit e dy shteteve takohem në nivel të lartë gjatë kësaj jave”- ka thënë ai.

Që nga mesdita e 26 majit serbët lokalë të komunave veriore të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit janë grumbulluar dhe kanë protestuar duke kundërshtuar vendosjen e katër kryetarëve të rinj në objektet komunale.

Situata e sigurisë arriti kulimin e tensionimit të hënën më 29 maj kur protestuesit u përplasen me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Rreth 30 paqeruajtës u lënduan, ndërsa tre u plagosën nga arma e zjarrit, konfirmoi zyra për medie e këtij misioni.

 

Kurti propozon plan pesë-pikësh për shtensionim të situatës në veri