Kurti propozon plan pesë-pikësh për shtensionim të situatës në veri
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se iu ka propozuar përfaqësuesve të BE-së dhe ambasadorëve të QUINT- it një listë me pesë pika për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Si hap të parë, Kurti ka propozuar që sundimi i ligjit në komunat veriore të sigurohet që të krijohet menjëherë.
“Pika e dytë është që grupet e dhunshme tërhiqen nga territori i Kosovës. Pika e tretë Policia e Kosovës apo KFOR do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë. Pika e katërt Qeveria do të koordinohet me të gjithë aktorët për shpallje të zgjedhjeve, dhe pika e pestë që Kosova dhe Serbia kthehen në dialogun e ndërmjetësues nga Bruksel. Udhëheqësit e dy shteteve takohem në nivel të lartë gjatë kësaj jave”- ka bërë të ditur ai.
Kreu i ekzekutivit ka njoftuar se dje ka ka pasur një telefonatë me zëvendës presidentin e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Ndërsa, ka shtuar se pasdite ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier.
Në konferencë për media, Kurti tha se për takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiq ende nuk ka marrë përgjigje nga Bashkimi Evropian.
“Unë nuk kam marrë përgjigje ende nga Borrell, sepse ka qenë në aeroport, besoj që do të marrim përgjigje së shpejti. Unë jam konstruktiv, prandaj kam shprehur gatishmëri”- ka thënë ai.
Që nga mesdita e 26 majit serbët lokalë të komunave veriore të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit janë grumbulluar dhe kanë protestuar duke kundërshtuar vendosjen e katër kryetarëve të rinj në objektet komunale.
Situata e sigurisë arriti kulimin e tensionimit të hënën më 29 maj kur protestuesit u përplasen me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Rreth 30 paqeruajtës u lënduan, ndërsa tre u plagosën nga arma e zjarrit, konfirmoi zyra për medie e këtij misioni.
SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Pas tensioneve në veri, SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23.