Detaje nga arrestimi i serbit në Jarinje

Një serb është arrestuar para pak orëve në pikën kufitare në Jarinje.

KALLXO.com mëson se i njëjti po dyshohet për armëmbajtje dhe përdorim të armës pa leje.

Ende nuk është e qartë nëse këto vepra të të arrestuarit ndërlidhen me ngjarjet e zhvilluar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Tutje KALLXO.com mëson rasti është duke u hetuar për të zbardhur veprimtarinë ilegale që dyshohet se ka kryer i arrestuari.

Rasti aktualisht është duke u trjatuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, por siç mëson KALLXO.com për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Speciale.

Kjo e fundit është duke zhvilluar hetime intensive për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku një zyrtar policor me gradën rreshter Afrim Bunjaku u vra, një tjetër u plagos ndërsa tre pjesëtarë të grupit terrorist u gjetën të vrarë në territorin e Banjskës.

KALLXO.com raportoi për arrestimin e të dyshuarit deri sa i njëjti ishte dërguar në stacion policor për intervistim.